Kurti: Po ndalim një padrejtësi dhe gjakderdhje financiare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë buxhetit të Kosovës do t’i kursehen dhjetëra milionë euro në vit të paguara më herët për të mbuluar kostot energjetike të veriut të vendit, pas udhërrëfyesit për energjinë të dakorduar dje në Bruksel,
Në mbledhjen e qeverisë, Kurti ka thënë se kanë trashëguar shumë probleme që nuk kanë dashur por sipas tij po bëjnë më të mirën për zgjidhjen e tyre.
Kurti ka thënë se katër komunat në veri të vendit do të kalojnë në një rend të rregullt të furnizimit, faturimit dhe inkasimit të pagesave për konsumin e energjisë elektrike, në bazë të sistemit rregullativ dhe ligjor të Republikës së Kosovës.
“Siç jemi zotuar, pas 20 vitesh po ndalim një padrejtësi dhe gjakderdhje financiare në këtë pjesë dhe po përfundojmë një problematikë në sektorin e energjisë”, ka thënë Kurti.
Të martën në Bruksel delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, kanë arritur pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për energjinë./21Media

Back to top button