Deputeti i PDK-së ngrit dyshime se po manipulohet me numrin e vdekjeve nga COVID-19

 

Në dy ditët e fundit Kosova ka shënuar zero raste të vdekjeve nga Covid-19. Për çka në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu anëtar i këtij komisioni sot e ka ngritur një shqetësim se ka dyshime për manipulim të shifrave të personave të vdekur nga covid-19.

Ndërsa, kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Kollçaku ka thënë se është e pakuptimtë se si deputetë nuk po gëzohen se nuk ka raste me fatalitet nga COVID-19 në dy ditët e fundit dhe se me këto dyshime po fajësohen profesionistët shëndetësor.

Ish ministri i Shëndetësisë tha se anëtari i këtij komisioni, Armend Zemaj ka deklaruar se nëse rastet e vdekjeve nëse janë post COVID-19 dhe kanë përfunduar me fatalitet por nuk janë futur në listë kjo është skandal.

Ndërsa, deputeti Haxhi Avdyli ka kërkuar qe mos te politizohet kjo situatë dhe nëse ka këso raste atëherë të merren organet kompetente.

Në këtë mbledhje Komisioni për Shëndetësia ka shqyrtuar planin e punës te filin me shumicë votash edhe e votuan.

Back to top button