Deputeti kanadez dhëndërr i ardhshëm i Kosovës, uron në gjuhën shqipe 16 vjetorin e pavarsisë

Deputeti kanadez, Kyle Seeback gjatë fjalës së tij në parlament ka uruar në gjuhën shqipe Kosovën për 16 vjetorin e pavarësisë.

Ai gjatë fjalimit të tij të cilin e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook ka folur për lidhje e tij me Kosovën. Seeback ka treguar se e fejuara e tij është refugjate nga Kosova në Kanada gjatë luftës.

Kanada mirëpriti mbi 7000 mijë refugjatë kosovarë, duke përfshirë të fejuarën time dhe gjithë familjen e saj. Njëzet e pesë vjet më vonë, ata ish-refugjatë kanë ndërtuar jetë këtu në Kanada. Ata e kanë pasuruar Kanadanë me kulturën e tyre, punën e palodhur dhe dashurinë e tyre për Kanadanë”, ka thënë ai./21Media

Back to top button