Deputeti Tahiri e vë në bast mandatin e tij

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për gjendjen e sigurisë edhe njëherë kërkoi që të bëhet publik Fondi i Sigurisë dhe të tregohet sa para janë mbledhur deri tash.
Tahiri shprehi dyshime se nuk janë mbledhur shumë para për FSK-në. Ndërsa, mandatin e tij tha se e vë në bast “nëse janë mbledhur mbi 2 milionë euro, unë do ta lë mandatine deputetit”.
Gjatë debatit parlamentar për situatën e sigurisë, Tahiri ka thënë se Fondi deri tani do të duhej të kishte të paktën 20 milionë euro të mbledhura.

Në anën tjetër, deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e kritikoi shefin e GP të PDK-së, duke thënë se po i dekurajon qytetarët në vend që t’i nxisë për kontribut.
Qeveria e Kosovës, më 2 mars, ka themeluar Fondin e Sigurisë, në të cilin qytetarët dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë. Ky fond është themeluar, siç ka thënë kryeministri Albin Kurti, bazuar në nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë”./21Media 

Back to top button