Ministri Murati ia kërkon dorëheqjen Abelard Tahirit

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati i kërkoi deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri  ta mbajë fjalën dhe të jep dorëheqje nga mandati i tij, ashtu siç premtoi.
Abelard Tahiri pak më parë deklaroi se do ta lërë mandatin e deputetit nëse janë mbledhë më shumë se 2 milionë euro deri tani në Fondin e Sigurisë.
Gjatë debatit parlamentar për situatën e sigurisë në vend të enjten, Murati i kërkoi Tahirit të jep dorëheqje nga posti i deputetit, pasi siç tha nuk qëndron pretendimi i tij se në Fondin e Sigurisë nuk janë mbledhur më shumë se 2 milionë euro.
“Nëse vendosët bast që jepni dorëheqje, ju ftoj që sonte të jepni dorëheqje dhe të shohim apo i qëndroni fjalës. Nuk është ajo që e thatë ju, dorëzojeni dorëheqjen dhe mund t’iu tregojmë privatisht”, tha ai.
Mirëpo, shefi i GP të PDK-së Tahiri e quajti spekulant dhe manipulues ministrin Murati.
Qeveria e Kosovës, më 2 mars, ka themeluar Fondin e Sigurisë, në të cilin qytetarët dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë. Ky fond është themeluar, siç ka thënë kryeministri Albin Kurti, bazuar në nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë”./21Media

Back to top button