Deputeti ukrainas: Ushtarët në Mariupol nuk do të dorëzohen

Deputeti ukrainas për Odesa, Oleksiy Goncharenko ks thënë se ushtarët ukrainas në Mariupol nuk do t’i dorëzohen Rusisë.

“Kam folur me ta dje dhe e di që do të luftojnë deri në fund”, ka thënë ai.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në Mariupol do t’i jepte fund bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund luftës.

Ndërsa, Rusia ka thënë se do të garantonte jetën e ushtarëve ukrainas që do të dorëzoheshin, e Kremlini shtoi se të vetmit ushtarë ukrainas të mbetur në qytet ishin në një fabrikë gjigande çeliku.

Goncharenko shtoi se situata në Mariupol ishte “një gjenocid i vërtetë” dhe vlerësoi se rreth 100,000 civilë ndodheshin në qytet.

Ai ka thënë se konsiderohej se “më shumë se 20,000 njerëz” janë vrarë në qytetin port të rrethuar./21Media

Back to top button