Deputetja e Kuvendit të Kosovës lindi binjakë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca është bërë nënë. Ajo më 1 korrik ka sjellur në jetë binjakët, Malean dhe Malinin, shkruan rtv21.tv
Lajmin e ka bërë të ditur pak minuta më parë deputetja nga LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila së bashku me deputeten Saranda Bogujevcin e kanë vizituar së bashku deputeten Grainca.
Kusari-Lila, vajzës dhe djalit të deputetes Grainca u ka uruar jetë të gjatë, shëndet, fat e gëzime.
“Adelina dhe fëmijët janë me shëndet dhe disponim të mirë”, ka shkruar Kusari-Lila, me ç’rast ka publikuar edhe një imazh të bukur në instagram./21Media
