Deputetja e Nismës-Osmanit: Më e pranueshme deputete pa GRUP, se kryetare pa PARTI

 

Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi, ka reaguar ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila iu referua të njëjtës si deputete pa grup parlamentar.

“Deputete me grup, jam Arbëreshë Krasniqi. Deputete nga radhët e Nismës, tash nuk e di a jeni LDK, a qysh me ja bo kësaj pune. Mujte me thanë me emër dhe mbiemër, nëse po të pengon emri i Nismës”, ka thënë deputetja Krasniqi.

Megjithatë, Vjosa Osmani është arsyetuar se iu referohet në këtë mënyrë pasi që kështu thonë rregullat e Kuvendit.

Krasniqi duke i kërkuar Osmanit që të mos stresohet e replikoi: Më e pranueshme me qenë deputete pa grup parlamentar, se Kryetare e Kuvendit pa parti./21Media

Back to top button