Deputetja e PDK-së i quan të dështuara mbikalimet e vendosura nga Qeveria: Kot, para të çuara dëm, mungesë e ideve

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka reaguar pas vendosjes së mbikalimit në Veternik nga Ministria e Infrastrukturës.

Hoxha ka thënë se mbikalimet janë të dështuara dhe sipas saj qeveria Kurti po i çon dëm paratë në mungesë të ideve.

“ Nëse ka diçka të dështuar ndër vite janë këto lloj mbikalime që qeveria e Kurtit po i promovon. A nuk morrët mësim prej monstrës te shkolla e mjeksisë, apo tek ai në Çagllavicë, apo….Para të çuara poshtë dhe mungesë idesh. KOT, KOT, KOT.”, ka shkruar Hoxha në “Facebook”./21Media

Back to top button