Deputetja gjermane e quajti skandaloz reagimin e Vuçiqit për njohjen e Kosovës

Kacelari gjerman, Olaf Scholz, pas vizitës së sotme në Kosovë, vizitoi Serbinë. Scholz pas takimit me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ata dolën në konferencë për media.
Presidenti serb tha se u befasua me një deklaratë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz që e tha në Kosovë. Ai e komentoi deklaratën e Scholz-it, i cili tha se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke.
“Askush në Evropë nuk ka folur ndonjëherë për njohjen reciproke të Serbisë dhe Kosovës. Këtë e dëgjuam për herë të parë sot në një konferencë shtypi në Prishtinë, është një surprizë e madhe për ne”, tha Vuçiq.
Për këtë reagoi deputetja gjermane, Renata Alt, e cila e quajti skandaloz reagimin e Vuçiqit. Ajo shkroi në Twiter se “Vuçiq na ka mashtruar për një kohë të gjatë”.
Ajo shtoi se negociatat e anëtarësimit në BE duhet të ngrihen./21Media

Back to top button