Vuçiq: Askush në Evropë deri tash s’ka folur për njohjen reciproke

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se u befasua me një deklaratë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz që e tha në Kosovë.
Ai e komentoi deklaratën e Scholz, i cili tha se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke.
“Askush në Evropë nuk ka folur ndonjëherë për njohjen reciproke të Serbisë dhe Kosovës. Këtë e dëgjuam për herë të parë sot në një konferencë shtypi në Prishtinë, është një surprizë e madhe për ne”, tha Vuçiq.
Presidenti serb tha se gjatë takimit me Scholz është zotuar se do të bëjnë “çmos që të arrihet progres në kuadër të dialogut”./21Media

Back to top button