Deputetja ukrainase për TV21: Putinit nuk i zihet besë

A do të ketë marrëveshje armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë? Deputetja ukrainase Kira Rudik në një intervistë për ClickPlus tha se pengesë kryesore e marrëveshjes është Putini, të cilit siç thotë Rudik, nuk mund t’i zihet besë. Shton se qëllimi kryesor i Putinit është të ndalojë se ekzistuari Ukraina si shtet i pavarur dhe Sovran.
“Pengesa kryesore është se Putini nuk e mban fjalën. Për shembull, çfarë do të ndodhë nëse arrijmë armëpushim dhe nesër përsëri të na sulmojë. Kjo është ajo që na ndodh vazhdimisht, kjo është ajo të cilën e shohim në 8 vitet e fundit në luftërat në lindje të vendit. Kush është garantuesi dhe cilat janë garancitë që Putini nuk do të sulmojë nesër përsëri, për momentin nuk shoh garanci të tilla dhe kjo është arsyeja pse nuk ka zgjidhje paqësore me të për momentin. Sepse e vetmja gjë për të cilën Putin është i aftë është shkatërrimi dhe ai është shumë i qartë, ashtu si Hitleri që ishte i qartë në qëllimin e tij për të zhdukur hebrenjtë. Putini është i njëjti në synimet e tij, ai ia mohon Ukrainës dhe ukrainasve të drejtën për të ekzistuar”, tha Kira Rudik, deputete e Ukrainës./TV21

Back to top button