Derbi Juventus-Roma u mbyll pa fitues

Mbaroi pa fitues dhe me rezultatin 1-1 kryendeshja e xhiros së tretë në Serie-A në “Alianz Stadium” ndërmjet Juventusit dhe Romës.
Juventusi e gjeti golin e epërsisë pas vetëm dy minutave lojë kur sulmuesi Vlahoviq realizoi një gol të bukur.
Deri në fund të pjesës së parë nuk u realizua asnjë gol tjetër dhe “Zonja e Vjetër” shkoi në pushim me epërsi minimale.
Në pjesën e dytë, Roma e Jose Mourinhos filloi ta kërkojë me ngulm golin e barazimit, të cilin edhe e gjeti në minutën e 69′. Asistues ishte ish-sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala dhe me këtë rezultat edhe përfundoi kjo ndeshje.
Pas tri xhirove, Juventusi ka pesë pikë në vendin e gjashtë, ndërsa Roma renditet e treta me shtatë pikë.

Back to top button