Derbi lokal i takon Liverpoolit, Guardiola e njofton me humbje Gerrardin

Liverpooli e ka fituar me një lehtësi shumë më të madhe se sa që ishte pritur derbin lokal ndaj Evertonit të vlefshëm për xhiron e 14-të.
Skuadra e Jurgen Klopp ka triumfuar me rezultat 4-1 në “Guddison Park” të mërkurën.
Handerson dhe Salah krijuan epërsi të dyfishtë për Liverpoolin brenda 19’ minutave e cila më pastaj u ngushtua në minutën e 38’ nga Gray dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e kësaj ndeshje.
Në pjesën e dytë Liverpoolit shënoi edhe dy gola me anë të Salah 64’ dhe Jota 79’ për ta mbyllur kështu me fitore dhe tri pikë shumë të rëndësishme nga kjo ndeshje.
Pas javës së 14, Liverpooli ka mbledhur 31 pikë dhe renditet në vendin e tretë kurse Evertoni ka 15 pikë në vendin e 14.
Manchester City nga ana tjetër e ka mpshtu Aston Vailla e trajnerit Steven Gerrard me rezultat 2-1. Për Cityn realizuan Duas dhe Silva në minutat 27’ dhe 43’, kurse Aston Villa e ngushtoi epërsinë e tyre me golin e Watkungs në minutën e 47’
Kështu Gerrard merr humbjen e parë si trajner në Angli.

Back to top button