Dy të arrestuar, rreth 16 kg drogë e konfiskuar në rajonin e Gjilanit

Në vazhdën e hetimeve të rastit me emrin e koduar “Bardhoshi”, Policia e Kosovës sot në Bresalc të Gjilanit ka ndaluar dy persona si dhe ka konfiskuar rreth 16 kilogramë drogë.
Personat A. K. dhe F.M. dyshohen se kanë bërë transportimin e substancës narkotike të llojit marihuanë.
Me urdhër të autoritetit kompetent është kryer bastisje në banesën e njërit nga të dyshuarit.
Me këtë rast janë konfiskuar dy vetura të tipave Audi A6 e VW-Jetta, me targa vendore, një telefon mobil dhe 170 euro.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet edhe më tej.
Operacione policore të antidrogës janë zhvilluar edhe në Prizren, Pejë, përderisa në Gjilan pas hetimeve disa ditore në koordinim me organet e drejtësisë gjatë realizimit të një bastisje dhe kontrolli të një shtëpie janë gjetur 33 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe me rastin është marr Dogana e Kosovës.

Back to top button