Derbi madrilen, ja formacionet zyrtare të Real dhe Atletico Madrid

Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet derbi i kryeqytetit spanjoll, ku në stadiumin “Santiago Bernabeu” Real Madridi pret në shtëpi kampionin aktual Atletico Madridin.
Ndeshja e sotme është e vlefshme për xhiron e 17 të La Ligas spanjolle, ku pas 16 ndeshjeve Real Madridi është lider i tabelës me gjithsej 39 pikë.
Në krahasim prej rivalit të tyre, Atletico pas 15 ndeshjeve të zhvilluara zë vendin e katërt në tabelë me gjithsej 29 pikë të arkëtuara, 10 sosh më pak se kundërshtari i sotëm Reali.
Sa i përket ndeshjes së sotme, te të dy skuadrat do të ketë mungesa të lojtarëve, ku për Carlo Ancelottin nuk do të paraqitet Dani Ceballos, kurse te Diego Simeone mungojnë Gimenez, Savic dhe Vrsaljko.
Tanimë të dy skuadrat kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Vincius Jr.
Atletico Madrid (4-4-2): Oblak; Hermoso, Kondogbia, Felipe, Llorente; Carrasco, De Paul, Koke, Correa; Cunha, Griezmann.
21:00 Real Madrid – Atletico Madrid (Stadiumi Santiago Bernabeu).
Back to top button