Derbi mes Anglisë dhe Amerikës, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 20:00 sonte do të fillojë ndeshja e fundit e programit të sotëm e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku në stadiumin “Al Bayt” do të përballen Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Amerikës.

“Tre Luanët” do ta kërkojnë me çdo kusht fitoren sot, fitore kjo e cila do të ishte e dyta me radhë në këtë Botëror.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Anglia e shkatërroi Iranin me rezultat të thellë 6:2, kurse Amerika barazoi 1:1 me Uellsin.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin nëntor të vitit 2018, ku asokohe Anglia e mposhti Amerikën me rezultat 3:0.
Momentalisht, Anglia kryeson Grupin B me tre pikë të arkëtuara, krahas Amerikës që renditet e treta me vetëm një pikë.
Ndeshjen e sotme do ta humbasë ylli i Leicester Cityt, James Maddison, i cili nuk do të paraqitet për Anglinë.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Back to top button