Derbi mes Chelseat dhe Liverpoolit, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Stamford Bridge” do të jetë nikoqir i derbit anglez mes Chelseat dhe Liverpoolit, ndeshje kjo e mbetur e xhiros së nëntë të këtij sezoni të Premier Ligës.

Të dy skuadrat pësuan humbje në ndeshjen e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, ku Chelsea u mposht 2:0 si vendas nga Aston Villa, kurse Liverpooli e pësoi nga Manchester City 4:1.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë katër pikë në tabelë, ku Chelsea zë vendin e 11 me 38 pikë të arkëtuara, krahas Liverpoolit që renditet në vendin e tetë në kuotën e 42 pikëve.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin janar të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat të barabartë 0:0.

Chelsea në ndeshjen e sotme do të jetë në krye me Bruno Saltor si trajner të përkohshëm, pas shkarkimit të Graham Potter.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat kanë mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Azpilicueta, Broja, Silva, Aubameyang, Fofana, Mendy dhe Sterling, kurse te Liverpooli mungojnë Bajcetic, Keita, Ramsay, Thiago dhe Diaz.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen.

Formacionet zyrtare:

Chelsea (3-4-1-2): Kepa; Koulibaly, Fofana, Cucurella; Fernandez, Kante, Chilwell, James; Kovacic; Felix, Havertz.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Gomez, Matip, Konate, Tsimikas; Fabinho, Jones, Henderson; Nunez, Jota, Firmino.

Back to top button