Prezantohen astronautët të cilët do të nisen për në Hënë vitin e ardhshëm
Astronautët të cilët do të jenë në krye të misionit të parë për në Hënë tani pas pesë dekadash, u bënë të ditur. Ata filluan me trajnimet për fluturimet për misionin historik Artemis II.
Të katër astronautët janë: Reid Wiseman nga NASA, Victor Glover dhe Christina Koch si dhe Jeremy Hansen nga Agjencia Kanadeze e Gjithësisë.
Wiseman është 47 vjeçar, i kualifikuar si aviator detar dhe për pilot. Ai u zgjodh astronaut i Nasa-S në vitin 2009. Wiseman do të jetë përgjegjës i misionit Artemis II.
Hansen është po ashtu 47 vjeçar, pilot i trajnuar për luftime, i cili u zgjodh astronaut nga Agjencia Kanadeze e Gjithësisë po ashtu në vitin 2009. Ai u bë kanadezi i parë që u angazhua për trajnim në klasën e re të astonautëve të NASA-s.
Glover është 46 vjeç, aviator detar i cili në Tokë nga fluturimi i parë në anijen e gjithësisë u kthye në vitin 2021. Ai kaloi gjashtë muaj në Stacionin Ndërkombëtat të Gjithësisë. Misioni i parë në Gjithësi për Glover ishte në vitin 2020.
Koch, e cila është 44 vjeçe, është veterane e gjashtë ecjeve në hapësirë, përfshirë ecjen e parë në vitin 2019. Ajo mban rekordin për ecjen më të gjatë në Gjithësi në kategorinë e grave, në total për 328 ditë në Gjithësi.
Kouk është inxhiniere e elektrikës. Ajo ka ndihmuar në zhvillimin e disa instrumenteve shkencore për misione të NASA-s. Kouk po ashtu ka kaluar një vit në Polin e Veriut, ku është përgatitur për misionin në Hënë.
Nëse çdo gjë shkon sipas planit, Artemis II do të fillojë udhëtimin për në Hënë në nëntor të vitit 2024.
Udhëtimi do të bëhet për dhjetë ditë, dhe ekipi i astronautëve do të shkojë përtej Hënës, më larg se çdo tjetër që ka udhëtuar deri më tani në historinë e këtyre udhëtimeve. Largësia nga Hëna dhe Toka do të bëhet e ditur pasi që të të arrijë atje.
Artemis II do të hapë rrugë për misionin tjetër Artemis III që do të realizohet kah fundi i kësaj dekade./21Media