​Derbi mes Cityt dhe Chelseat, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 18:30 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i derbit anglez mes Manchester Cityt dhe Chelseat, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 22 të Premier Ligës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, City e mposhti Evertonin 2:0 kurse Chelsea fitoi 3:1 kundër Crystal Palace.

Momentalisht, City renditet në pozitën e dytë në tabelë në kuotën e 52 pikëve, krahas Chelseat që renditet i 11 në tabelë në kuotën e 34 pikëve.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te City mungojnë Grealish, Gvardiol dhe Silva, kurse te Chelsea nuk do të paraqiten Badiashile, Chukwuemeka, Cucurella, Fofana, James, Lavia, Silva dhe Ugochukwu.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Manchester City (4-1-4-1): Ederson; Walker, Dias, Ake, Akanji; Rodri; Doku, De Bruyne, Alvarez, Foden; Haaland

Chelsea (4-2-3-1): Petrovic; Disasi, Chilwell, Colwill, Gusto; Fernandez, Caicedo; Sterling, Gallagher, Palmer; Jackson

Back to top button