Derbi mes Vllaznisë dhe Tiranës, ja ndeshjet e Superligës së Shqipërisë

Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së shtatë të sezonit të ri 2021/22.
Në programin e sotëm, fokusi do të jetë te derbi mes Vllaznisë e Tiranës, ku nëse kjo e fundit arrin të arkëtoj tre pikët e plota do ta mbyllte këtë xhiro në vendin e parë në tabelë.
Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe skuadra e Laçit e cila e pret në shtëpi Skënderbeun, ku të dy ekipet i ndajnë vetëm dy pikë në tabelë.
Pas gjashtë xhirove të kompletuara, tabelën e kryeson Kukësi me 14 pikë, aq sa ka edhe Tirana në pozitën e dytë por me një ndeshje më pak në duar, kurse Teuta me 11 pikë dhe Vllaznia me nëntë sosh mbyllin Top 4.
Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Partizani e Kastrioti me nga katër pikë dhe Skënderbeu në me vetëm tre sosh të arkëtuara.
13:45 Laçi – Skënderbeu (Stadiumi i Laçit)
16:45 Vllaznia – KF Tirana (Stadiumi Loro Boriçi)

Back to top button