Ndryshimet klimatike dhe Covid-19 bashkoi liderët e G20

Ndryshimet klimatike dhe Covid-19 janë në krye të agjendës, ndërsa liderët nga ekonomitë kryesore të botës takohen në Itali.
Është hera e parë që liderët e G20 takohen ballë për ballë që nga fillimi i pandemisë.
Megjithatë, Xi Jinping i Kinës dhe Vladimir Putin i Rusisë nuk do të jenë në Romë për samitin, duke zgjedhur në vend të kësaj të paraqiten përmes video-lidhjes.
Takimi vjen mes paralajmërimeve gjithnjë e më të tmerrshme për të ardhmen nëse nuk ndërmerren veprime urgjente për të ulur emetimet.
Grupi i përbërë nga 19 vende dhe Bashkimi Evropian vlerësohet të jetë përgjegjës për 80% të emetimeve në botë, transmeton rtv21.tv.
Duke folur përpara samitit dy-ditor, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson sugjeroi se dështimi për të vepruar do të rezultonte në kthimin e “qytetërimit tonë” prapa, duke i çuar “gjeneratat e ardhshme në një jetë që është shumë më pak e këndshme se e jona”.
Megjithatë, ai pranoi se as takimi i G20, as samiti i ardhshëm COP26 në Glasgow, i cili fillon të hënën, nuk do të ndalojnë ngrohjen globale, duke thënë se “më së shumti që mund të shpresojmë të bëjmë është të ngadalësojmë”.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një draft komunikatë përshkruan një premtim nga G20 për të punuar drejt kufizimit të rritjes së temperaturave në 1.5C por nuk do të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme.
Më shumë se 6 miliardë doza të vaksinës Covid janë administruar në mbarë botën./21Media

Back to top button