Derbi Milan-Inter ofron spektakël por jo fitues

Ka përfunduar pa fitues, me rezultatin 1-1 derbi i javës së 12-të të Serie-A ndërmjet Milanit dhe Interit i zhvilluar të dielën në “San Siro”.
“Neroazzurrët” kaluan të parët në epërsi pas vetëm 11’ minutave lojë të zhvilluara në “San Siro” kur ish-mesfushori i Milanit Hakan Calhanoglu shënoi nga penalltia të cilën edhe vet e fitoi.
Baraspesha në rezultat i rikthyer shumë shpejtë kur qendërmbrojtësi i Interi Stefan De Vrij shënoi një gol shumë të bukur por që ishte në portën e gabuar. Ndodhi kjo në minutën e 17\ të ndeshjes.
Skuadra e Simone Inzaghit e kishte mundësinë që ta rikthehet epërsinë në minutën e 27’, por Lautaro Martinez nuk e ktheu në gol penalltinë e fituar nga Mateo Darmian.
Në pjesën e dytë të dy skuadrat e kërkuan fitoren me Milanin që e mori situatën në kontroll në 15 minutat e fundit por që nuk pati asnjë gol të shënuar.
Ky barazim i shkon më shumë përshtati Milanit që pas 12 ndeshjeve renditet në vendin e dytë me shtatë pikë më shumë se Interi në të tretin. Tabela kryesohet nga Napoli me pikë të barabarta me Milanin, nga 32 sosh.

Back to top button