Derdhja e birrës mbyll autostradën në Florida

Një autostradë në Florida u bllokua të mërkurën nga mijëra kanaçe birre pas një përplasjeje me pesë gjysmërimorkio.
Të gjitha korsitë u mbyllën pasi gjysmërimorkio që mbante birrën u përplas me kamionët e parkuar në anë të rrugës.
Fotot e marra në vendngjarje nga Patrulla e Autostradës në Florida tregojnë aq shumë kuti dhe kanaçe birre të derdhura, saqë rruga mezi shihet, raporton BBC
Autostrada përfundimisht u rihap disa orë më vonë. Raportohet se ka vetëm dëme.
Sipas Tampa Bay Times, dy gjysmërimorkio u përplasën në autostradën e ngarkuar të mërkurën në mëngjes dhe u përmbysën. Dy gjysmërimorkio të tjera u tërhoqën për të ndihmuar, si dhe një kamionçinë.
Një gjysmërimorkio e pestë, ajo që mbante birrën, nuk ndaloi në kohë dhe u përplas me automjetet e parkuara.
Përveç birrës, në të gjithë rrugën është derdhur edhe betoni i transportuar nga një nga kamionët./21Media

Back to top button