Dërgimi i mesazheve për studentët nga ZKM, Guri: Nuk blihen studentët me 100 euro

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pasi është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të 100 eurove nga qeveria në detyrë.
Guri këtë veprim e ka cilësuar si përpjekje të liderit të VV-së, Albin Kurtit për blerje të votave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen këtë të diele
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Guri ka shkruar se pushteti është bërë i lexueshëm në veprime.
“O po lehtë të lexueshëm jeni. Nuk blihen studentët me 100 euro!”, ka shkruar deputeti i LDK-së./21Media