Drenasi me ditë të tëra pa ujë, “KRU Prishtina” thotë se ka trubullira

Disa pjesë të të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit po përballen me mungë të ujit. E krejt kjo sipas KRU Prishitnës po ndodh për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit( si shkak i punimeve teknike) herë pas here po kemi problem në ITU Shkabaj.

“Si shkak i kësaj turbullire është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe mund të ketë ndikim edhe në disa pjesë të Prishtinës.
Aktualisht ITU Shkabaj nuk është duke trajtuar ujë.Ndërsa në ITU Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale.Mbeteni të njoftuar!”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

Lidhur me këtë është ankuar edhe një qytetar i Drenasit njëherësh profesor. Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se k më shumë se 48 orë që e Drenasit po përballen me mungesë totale të ujit të pijshëm.

“E ndërsa kompania e ujësjellësit njofton për “turbullira në kanalin Ibër-Lepenc”, realiteti në terren është shumë më i rëndë: shkollat e qytetit janë pa ujë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve dhe stafit arsimor.
Shkollat e prekura:- Shkolla fillore “Rasim Kiqina”- Shkolla fillore “Gani Sylaj”- Gjimnazi “Skënderbeu”- Shkolla teknike “Fehmi Lladrovci”

Në këto institucione, nuk ka ujë për larje duarsh, pastrim tualetesh, pastrim klasash apo për nevoja bazike higjienike. Kjo nuk është thjesht mungesë komoditeti – është rrezik sanitar që mund të përshkallëzohet në shpërthim infeksionesh, sidomos në ambientet ku ka një numër të madh nxënësish. “, thuhet në reagimin e tij.

Derisa ka drejtuar edhe një kërkesë për institucionet sanitare.

“Ne, si qytetarë, prindër dhe mësimdhënës, kërkojmë me urgjencë që institucionet sanitare të dalin në terren për të:- Inspektuar gjendjen higjienike në shkollat e Drenasit- Vlerësuar rrezikun për shëndetin publik – Ndërmarrë masa emergjente për dezinfektim dhe furnizim alternativ me ujë- Detyruar transparencë dhe përgjegjësi nga kompania e ujësjellësit Nuk ka arsyetim për heshtje. Nëse një kanal është turbulluar, nuk do të thotë që një qytet duhet të mbetet pa ujë. Ku janë rezervat? Ku janë planet emergjente? Ku është përgjegjësia për fëmijët që sot mësojnë në kushte të papranueshme? Sa herë gjatë këtij viti keni dalur me të njëjtin njoftim?Kjo është një krizë e menaxhimit, jo vetëm e ujit.”, ka thënë ndër tjerash ai./21Media

Back to top button