Dërgohet prapë në gjykatë shoferi i autobusit, pritet të dëshmojnë pasagjerët

Shoferi i autobusit, i arrestuar me dyshimin që ka shkaktuar aksidentin në Kroaci, sot është dërguar sërish në Gjykatën e Qarkut të Sllavonski Brodit. Ai në gjykatë është dërguar me pranga e i shoqëruar nga policia.
Prokuroria e shtetit ka njoftuar se ai do të propozojë marrjen në pyetje të disa dëshmitarëve që ishin në autobus.
“Prokurori i Shtetit njoftoi se ai do të propozojë marrjen në pyetje të disa dëshmitarëve që ishin në autobus. Ky është një propozim për një seancë dëshmuese që është urgjente, duhet të bëhet menjëherë sot sepse këta dëshmitarë ka shumë të ngjarë të largohen nga Republika e Kroacisë gjatë ditës, kështu që do të jetë e vështirë të ftohen më pas nga Kosova ose Gjermania, ku ata banojnë”, ka sqaruar gjykatësi hetues Mile Soldo, raporton vecernji.hr
Ndryshe, një autobus nga Kosova është aksidentuar të dielën në mëngjes në Slavonski Brod të Kroacisë, ku kanë vdekur 10 bashkatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 kanë marrë lëndime më të rënda.
Në nder të 10 personave të vdekur në aksident, në Prishtinë të dielën në mbrëmje janë ndezur qirinj, ndërsa dita e hënë është shpallur ditë zie.

Back to top button