Fahrije Hoti hyn në politikë i bashkohet Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit

Fahrije Hoti do të bëhet pjesë e politikës së Kosovës, Ajo do të kandidojë për deputete në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.
Lajmin e ka bërë të ditur ish presidentja Vjosa Osmani.
“Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën.
Këtë forcë e kemi dëshmuar bashkë edhe përballë Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit, në Parlamentin Evropian dhe kudo tjetër — me dinjitet, me të vërtetën tonë, me zërin e grave që nuk heshtin.”, ka shkruar ndër tjerash Osmani në Facebook./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?