Dërgoi në Facebook video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që dyshohet se ka shpërndarë tek disa persona tjerë video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, respektivisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas pranimit të informacioneve se në rrjetin social Facebook, nga një person i dyshuar, është shpërndarë tek disa persona të tjerë një video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve, ka filluar hetimet, ku si rezultat është identifikuar dhe është arrestuar një i dyshuar mashkull/kosovar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siç njofton policia lidhur me rastin është sekuestruar një telefon celular dhe po ashtu është intervistuar personi i dyshuar dhe në konsultim me prokurorin kompetent i njëjti është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button