Dërguti: Gjykimin e rastit të Ferizajt e duam publik

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka kërkuar që gjykimi për rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj, të transmetohet drejtpërdrejt.
“Gjykimin e rastit të Ferizajt e duam publik, në transmetim të drejtpërdrejt”, ka shkruar ajo në Facebook.
Prokuroria Themelore në Ferizaj sot ka dhënë detaje për vrasjen e 18 vjeçares M.O në Ferizaj.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri Dardan Krivaqa e ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj 18 vjeçares për motive të ulëta xhelozie.
Sot Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e M.O, Dardan Drivaqa, në një fshat të Ferizajt.
Kurse Arbër Sejdiut, i arrestuar që nga e diela, i është caktuar masa e paraburgimit për 1 muaj./21Media

Back to top button