Dardan Krivaqa dyshonte se 18 vjeçarja e kishte tradhtuar me djalin e dajës

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për vrasjen e 18 vjeçares M.O në Ferizaj.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri Dardan Krivaqa e ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj 18 vjeçares për motive të ulëta xhelozie.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore të të dyshuarit të vrasjes Arbër Sejdiu, dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit Dardan Krivqaq, me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta xhelozie, për shkak se i pandehuri D dyshonte se e ndjera M.O. e kishte tradhtuar me djalin e dajës së të pandehurit D., për këtë arsye i pandehuri D, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, e pastaj edhe dhunën fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S., gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Prokurosisë.
Sot Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e M.O, Dardan Drivaqa, në një fshat të Ferizajt.
Kurse Arbër Sejdiut, i arrestuar që nga e diela, i është caktuar masa e paraburgimit për 1 muaj./21Media

Back to top button