Deri më tani 1 mijë e 514 persona vdiqën nga Covid-19 në Kosovë
Që nga gjysma e parë e muajit mars kur u paraqiten rastet e para me Covid-19 në Kosovë, u regjistruan 1 mijë e 514 raste të vdekjes në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe i lartë ka qenë edhe numri i personave të infektuar me Covid-19. Deri më tani janë regjistruar 61 mijë e 404 raste nga242 mijë e 999 mostra të testuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Ndërsa që nga pranvera e vitit të kaluar u shëruan 53 mijë e 231 persona.
Sa i përket rasteve të regjistruara në ditë ende vazhdon të ketë numër të lartë të të infektuarve, Vetëm gjatë raporteve të fundit të publikuara dje nga IKSHPK, u raportuan edhe 318 raste të reja nga 2 mije e 303 mostra të testuara, kurse u regjistruan pesë raste të vdekjes. Aktualisht janë të konfrimuar edhe 6 mijë 659 persona që bartin Covid-19./21Media