Deri në 1 orë e 40 minuta pritje në kufij
Mëngjesin e sotëm janë rikthyer sërish pritjet e gjata në disa prej pikave kufitare, në dalje të tyre.
Deri në 1 orë e 40 minuta janë pritje në dalje pikës kufitare të Dheu i Bardhë ku kolona e automjeteve është deri në 1 kilometër.
Ndërkaq për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare, pritjet janë vetëm deri në deri në 10 minuta ku kolona është deri në 30 metra.
Te pika kufitare në Merdare pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 1 orë e gjysmë ku kolonat arrijnë deri në 1 kilometër.
Për të hyrë nga kjo pikë kufitare pritjet janë deri në 10 minuta derisa kolona e automjeteve është deri në 30 metra./21Media
