Deri në 3 orë pritje në kufi për të dalë nga Kosova

Deri 3 orë po u bie mërgimtarëve të presin në pikëkalimin kufitar në Merdare për të dalë nga Kosova.

Kolona në këtë pikë është 2 kilometra, sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Pritje deri në 90 minuta ka edhe te Dheu i Bardhë.

Pritje një orëshe ka në Jarinje, Mutivodë dhe në Muçibabë.

Në pikat tjera pritjet janë 3-5 minuta./21Media

Back to top button