Deri në 40 minuta po presin qytetarët për të dalë nga Kosova

Qytetarët po presin deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe në Merdar.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat, ku sipas tyre kolonat e veturave që po presin janë 150 metra te Dheu i Bardhë dhe 100 deri në 150 metra në Merdar.
Derisa në pikat tjera nuk ka pritje as për të hyrë në Kosovë e as për të dalë./21Media
