Deri në 5 orë pritjet në Merdare
Edhe këtë të shtunë pika kufitare Merdare ka fluks të madh të udhëtarëve.
Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar, kolonat në hyrje të Kosovës shkojnë deri në 2 kilometra dhe qytetarët po përballen me pritje deri në 5 orë. Në dalje në po këtë pikë, ka pritje 10- 15 minuta.
Në pikën kufitare Jarinjë pritjet janë më shumë se një orë, ndërsa në Muçibabë janë deri në 40 minuta.
Pritje 20 deri në 30 minuta ka në Bërnjak dhe Dheu i Bardhë. Ndërsa, pikat tjera kufitare nuk ka ngarkesë, pritjet mund të zgjasin vetëm 10 -15 minuta./21Media
