Ancelotti: Reali ka mesfushën më të mirë në botë

Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka thënë që treshja e mesfushës së Real Madridit Casemiro, Toni Kroos dhe Luka Modric janë më të mirët në botë.
Të tre mesfushorët kanë qenë ndër më të mirët dhe kryesorët në suksesin e vazhdueshëm të Realit ndër vite, duke ndihmuar klubin e tyre drejt triumfeve në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.
Kalibri në të cilin gjenden tre mesfushorët e Real Madridit është i padiskutueshëm, dhe mendim të njëjtë ka edhe trajneri Carlo Ancelotti.
“Këta të tre bëjnë mesfushën më të mirë në botë tani. Modric, Kroos dhe Casemiro kanë shumë eksperiencë dhe janë tejet të mirë në lojë, aq të mirë sa janë të jashtëzakonshëm”, ka thënë Ancelotti.
Në sezonin e parë në krye me Ancelottin, Real Madridi është duke treguar paraqitje fantastike, duke kryesuar tabelën e La Ligas me tetë pikë më shumë se vendi i dytë, dhe duke e fituar grupin e tyre në Ligën e Kampionëve, në të cilin regjistruan pesë fitore nga gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Back to top button