Deri në katër orë pritjet në Merdarë

Qytetarët që po e lënë Kosovën, po presin deri në katër orë në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, ndërsa mbi një orë te Dheu i Bardhë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshm, pritjet për të dalë nga Kosova, në pikën e kalimit nkufitar në Merdarë, pritjet janë 180-240 minuta, derisa kolonat deri në 2000 metra.
Ndërsa, në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë 60-90 minuta, derisa kolonat 300-400 metra.
Ndërkaq, pritjet në hyrje në këto dy pika të kalimit kufitar janë 3-5 minuta në Merdarë dhe 5-10 minuta te Dheu i Bardhë.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare, pritjet për të dalë nga Kosova janë më të shkurta në krahasim me pritjet në pikat kufitare, Merdarë dhe Dheu i Bardhë.
Ndryshe, edhe dje pati pritje të gjata në këto dy pika të kalimit kufitar.

Back to top button