Deri në katër orë pritjet në Merdarë

Qytetarët që po e lënë Kosovë, po presin deri në katër orë në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, derisa te Dheu i Bardhë, pritjet janë mbi një orë.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet për të dalë nga Kosova në pikën e kalimit kufitar, Merdarë janë 200-240 minuta, ndërsa kolonat janë 2000 metra.
Ndërsa, në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 180 minuta, derisa kolonat janë 2000 metra.
Ndërkaq, pritjet për të hyrë në Kosovë, te Dheu i Bardhë janë 5-10 minuta, derisa kolona nuk ka, ndërsa në Merdarë, pritjet për hyrje janë 3-5 minuta dhe kolona nuk ka.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare, pritjet për të dalë nga Kosova janë më të shkurta në krahasim me pritjet në pikat kufitare, Merdarë dhe Dheu i Bardhë.

Back to top button