Deri në orën 11 kanë votuar 14.18% e votuesve

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski bëri të ditur se deri në orën 11:00 dalja e votuesve është 14.18%, transemton TV21.
Ndryshe, sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet lokale dhe votohet në gjithsej 44 komuna dhe në qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale. Të drejtë vote në 2481 qendra votimi kanë 1.353.990 votues. Për rrethin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2021 janë akredituar gjithsej 1.598 vëzhgues nga vendi dhe të huaj, gazetarë dhe përkthyes, shkruan TV21/21Media

Back to top button