Parashikimi i motit për javën e parë të nëntorit

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka informuar se java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.
Sipas parashikimeve, reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe të enjten. Ndërsa, ditët tjera kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.
“Në fushat termike do të ketë rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.”, ka bërë të ditur IHMK./21Media

Back to top button