Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.2% apo 152 mijë votues
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 11:00 kanë votuar 8.2 % apo 152 mijë qytetarë që kanë të drejtë vote.
Në një konferencë për media, KQZ bëri të ditur se procesi i votimit është duke vijuar normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë incident që do të dëmtonte procesin zgjedhor.
Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, tha se nuk është raportuar për parregullsi as nga veriu i Kosovës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?