Deri në orën 11:00 në Gjilan votuan mbi 7% qytetarëve
Deri në orën 11:00 në komunën e Gjilanit kanë votuar mbi 7 mijë qytetarë. Gjatë katër orëve, prej kur janë hapur qendrat e votimit në këtë komunë, nuk janë evidentuar parregullsi gjatë procesit zgjedhor.
Kështu ka thënë kryesuesi i komisionit komunal, Ferid Shabani.
“Deri në orën 11:00 kanë votuar 7133 votues, apo shprehur në përqindje 7,06. Në zgjedhjet e kaluara me 14 shkurt përqindje e votuesve në këtë periudhë ka qenë 7,85”, ka thënë ai.
Në komunën e Gjilanit kanë të drejtë vote mbi 101 mijë qytetarë, në 34 qendra votime e mbi 120 vendvotime.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?