Kaloni te përmbajtja kryesore

Deri në orën 15:00 votuan 50 për qind e votuesve në diasporë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 50 për qind apo 10.346 e votuesve të regjistruar në përfaqësi diplomatike.

Procesi i votimit do të zhvillohet në 43 vendvotime që u përkasin 16 ambasada dhe 14 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 19 shtete të ndryshme.
Numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar në këto 30 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës është 20 mijë e 324.

Votimi në përfaqësi diplomatike ka filluar në orën 07:00 dhe mbyllet në orën 19:00 sipas kohës lokale në secilin vend.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button