Deri tani janë dhënë mbi 2 mijë doza të treta të vaksinës antiCOVID

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës, 2 mijë e 137 persona janë vaksinuar me dozën e tretë.
Ndërkaq, 884.081 persona janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa 793.574 me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve dy persona kanë humbur betejën me COVID-19 ndërsa janë shënuar edhe 427 të reja.
Nga 5 mijë e 881 testime 31 persona janë shëruar nga coronavirusi.
Gjithsej raste aktive në vend janë 2 mijë e 811./21Media

Back to top button