BBC po e rikthen transmetimin e kanalit të tretë

BBC ka konfirmuar datën e rikthimit të “BBC Three” si një kanal linear për herë të parë në gjashtë vjet.
“BBC Three” i njohur si kanal për grupmoshat e reja ishte themeluar më 2004 duke prezantuar program që dallohej nga kanalet e mediumit publik britanez “BBC”.
Emisionet, serialet e filmat ishin dedikuar grupmoshës 14 deri 34 vjeç, por më 2014 BBC vendos ndërprerjën e transmetimit të kanalit “BBC Three” në sistemin linear në tv duke u transmetuar vetëm online në internet ngase sipas “BBC” më 2014 të rinjët janë euforizuar nga platformat online në internet.
Pas ndërprjes së transmetimit në rrjetet tokësore e satelitore tani pas pesë vitesh “BBC” vendos që me 1 Shkurt 2022 ta rikthej kanalin e tretë “BBC Three” edhe në transmetim linear në tv, në rrjetin tokësor ( DVB-T2 ) dhe satelitor ( Astra2E 28.2 ° ).
Fiona Campbell kryeredaktore në “BBC Three” deklaron se të rinjët duhet të rikthehen te media e besueshme, duke shtuar se programi i kanalit të tretë do të pasurohet me më shumë transmetime direkte sportive./21Media

Back to top button