Deriq caktohet nënkryetare e Gjykatës së Apelit

Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ka mbajtur sot një takim, me ç’rast është miratuar propozimi i kryetarit të Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, për caktimin e nënkryetarit të kësaj gjykate.
Këshilli ka caktuar gjyqtaren Milena Deriq, nënkryetare të Gjykatës së Apelit nga radhët e gjyqtarëve të komunitetit serb. Mandati i nënkryetares së Gjykatës është pesë vjeçar.
Po ashtu sot është mbajtur mbledhja e radhës e kolegjiumit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, e kryesuar nga kryetari i sapozgjedhur Valon Totaj, ku është diskutuar për raportet mujore të punës, si dhe është miratuar ndryshimi i planit vjetor.
Numri i madh i lëndëve, karshi resurseve të pamjaftueshme njerëzore, u pa të jetë një nga problemet kryesore. Totaj ka kërkuar përkushtim maksimal nga të gjithë punonjësit e gjykatës, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë se shërbimeve.
Totaj ka theksuar se do të bëjë përpjekje për shtimin e numrit të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës, në mënyrë që qasja e qytetarëve në drejtësi të jetë më e lehtë./21Media

Back to top button