BE dëshiron të investojë një miliard euro në Ballkanin Perëndimor

Ballkani perëndimor është një pjesë e rëndësishme në sytë e Bashkimit Evropian

Bashkimi Evropian dëshiron që viteve të ardhmes të investojë rreth një miliard euro në vendet e Ballkanit Perëndimor, deklaroi sot komisari për Politika të Zgjerimit dhe Fqinjësisë Johannes Hahn.

Qëllimi i investimeve në Ballkan është ndërlidhja më e mirë e përgatitja e këtyre vendeve për anëtarësim në BE, pohon në intervistë ekskluzive për DW-n, komisioneri Johannes Hahn. Ai flet edhe për projekte konkrete.

Johannes Hahn prej vitit 2014 është komisioner i BE për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerimin.

Back to top button