“Dëshmitari ende nuk është paraqitur”, Pacolli thotë se ministri Peci shpifi dhe gënjeu për të

Biznesmeni Behgjet Pacolli, ka drejtuar akuza ndaj minsitrit të Bujqësisë, Faton Peci duke thënë se ky i fundit ka shpifur ndaj tij
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se ministri Peci kishte deklaruar në dhjetëra emisione televizive se do të paraqitej një dëshmitar i cili, do ta denonconte biznesmenin për “vrasje të heronjve”, por që sipas tij ky dëshmitar ende nuk është paraqitur.
“Që nga atëherë ka kaluar shumë kohë – jo vetëm ditë e javë, por disa muaj – dhe ky “dëshmitar i paralajmëruar” ende nuk është shfaqur. Nëse ky dëshmitar nuk është paraqitur deri më tani, atëherë me plot të drejtë mund të konkludojmë se Faton Peci edhe një herë tjetër ka shpifur dhe ka gënjyer, ashtu siç ka bërë edhe në raste të tjera.Kosova meriton ministra të përgjegjshëm, jo shpifës dhe gënjeshtarë!”, ka shkruar Pacolli. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?