Dëshmitari thotë se pas luftës Thaçi punoi me LDK-në për të mirën e Kosovës

(Lajm i përditësuar)


Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), dëshmitari i 24-të (me kodin 4255) ka pohuar se Thaçi ka punuar pas luftës krah për krah me të dhe pjesëtarë të LDK-së për të mirën e Kosovës.

Këtë e tha ai duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit mbrojtës të Thaçit, Gregory Kehoe, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, seanca ka qenë private dhe pyetjet lidhur me veprimtarinë e pas luftës avokati Kehoe i bëri në seancë publike.

Dëshmitari vetëm ka pohuar atë që ka thënë avokati Kehoe dhe atë se në vitet 2001-2004 Thaçi si kryetar i PDK-së u bashku me Ibrahim Rugovën – kreu i LDK-së atë kohë dhe u tërhoq, duke lënë Bajram Rexhepin të bëhej kryeministër.

Se Thaçi ishte ai që mbështetin Rugovën të bëhet President dhe se në vitet 2004-2007 ishte opozitë me PDK-në po se u pajtuar të bëhej me ekipin e Rugovës për të bërë negociata për statusin e Kosovës sa ishte gjallë Rugova, e që më pas ky grup është kryesuar nga një udhëheqës tjetër i LDK-së, Fatmir Sejdiu dhe se ka punuar me të ndonëse ishte në opozitë.

Tutje, se në vitet 2007-2010 Thaçi ka fituar zgjedhjet parlamentare dhe është bë Kryeministër por se ka ftuar LDK-në për t’iu bashkuar në kualicion për të formuar qeverinë dhe se Fatmir Sejdiu është bërë President i Kosovës.

Në vazhdim u tha se në vitet 2014-2017 fitoi zgjedhjet Thaçi dhe solli LDK-në si pjesë të kualicionit dhe se i dha pozitën e kryeministrit Isa Mustafës, ndërkohë që u bë zëvendës i Mustafës dhe se në vitin 2016, kur u zgjodh Thaçi President, LDK-ja votoi në favor të tij.

Si përfundim, dëshmitari pohoi se tërë këtë periudhë Thaçi ka punuar krah për krah me të dhe pjesëtarë të LDK-së për të mirën e Kosovës.

Seanca vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarit nga mbrojtja e Veselit, konkretisht nga avokati Ben Emmerson.

Ai i lexoi një pjesë nga deklarata e dhënë e dëshmitarit për ZPS-në dhe atë kur ishte pyetur se në periudhën e 1998-1999 a e ka njohur Kadri Veselin, ishte përgjigjur ‘‘atë se ka njoftë kurrkush’’ dhe se në pyetjen nëse gjatë konfliktit kishte dëgjua ndonjëherë për të, ishte përgjigjur ‘‘jo, asnjëherë’’.

Sipas dëshmitarit, këto përgjigje janë të sakta dhe të vërteta.

Kurse, në momentin kur avokati donte të bënte pyetje në bazë të hartës ku përfshihet zona përgjegjëse e dëshmitarit, me rekomandim edhe të prokurorit special James Pace, seanca ka kaluar në sesion privat me qëllim që të mbrohet dëshmitari.


Dëshmitari i sotëm në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, është ish-komandat i UÇK-së dhe ish-anëtar i LDK-së

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka filluar dëshminë dëshmitari i 24-të (me kodin 4255), për të cilin nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) u tha se ka qenë komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për një periudhë të caktuar kohore dhe se ishte edhe anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Këtë deklarim, e bëri prokurori James Pace duke lexuar përmbledhjen e deklaratave të pranuara për këtë dëshmitar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në ‘98-‘99-ën W04255, shqiptar i Kosovës ishte anëtar i LDK-së dhe i UÇK-së, ka qenë edhe komandant i UÇK-së për një periudhë të caktuar kohore. W04255 mori pjesë në një takim ku Hashim Thaçi u prezantua si përfaqësues i Shtabit të Përgjithshëm. Në një takim tjetër W04255 ishte i pranishëm ku Hashim Thaçi u prezantua si shefi i pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së që ishin të pranishëm’’, tha prokurori Pace duke lexuar përmbledhjen e dëshmisë së dëshmitarit.

Paraprakisht, dëshmitari tha se i kujtohet dëshmia e dhënë para ZPS-së më 10 janar 2020 dhe se sqarimet që ka bërë janë pasqyruar saktë në shënimin që i është lexuar.

Ai tha se sqarimet dhe deklaratat e mëparshme pasqyrojnë të njëjtat përgjigje nëse do të pyetej prapë për të njëjtat çështje.

Në këto rrethana, deklaratat e mëparshme, dokumentet shoqëruese dhe shënimi përgatitor janë pranuar nga ana e trupit gjykues.

Seanca ka kaluar në sesion privat me kërkesë të prokurorit Pace, me arsyetimin që të mbrohet dëshmitari.

Back to top button